Maliqi për verifikimin e votave në QKN të Mitrovicës së Jugut: Shumë më afër exit poll’eve se rezultatit preliminar të shpallur

17 tetor 2025 | 09:58

Analisti politik Shkëlzen Maliqi ka reaguar pas publikimit të përditësuar të rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për komunën e Mitrovicës së Jugut, ku janë numëruar 87.6% të votave. Sipas tij, diferenca aktuale në favor të kandidatit të PDK-së, Arian Tahiri, krahasuar me rezultatin preliminar të shpallur më 15 tetor, është e konsiderueshme dhe përforcon besueshmërinë e Exit Poll-eve që fillimisht u kontestuan.

“Tahiri është në epërsi me 777 vota ose rreth 3.4%, që është një dallim i madh dhe shumë vështirë ulet në 12% të votave që ende nuk janë numëruar apo janë në proces rikontrollimi”, thekson Maliqi në një reagim publik.

Ai thotë se mund të ketë vendvotime ku kandidati i Vetëvendosjes, Faton Peci, ka marrë vota të koncentruara, që teorikisht mund të ndikojnë në rezultat, por kjo gjithashtu ngre edhe dyshime.

“Ka gjasa që në një ose disa vendvotime kandidati i VV-së i ka marrë vota të koncentruara, që nuk përjashtohet si mundësi, por njëkohësisht mund të shërbejë edhe si element dyshimi për parregullsi dhe mashtrim që duhet të hetohen,” shton Maliqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se gjatë…