
Maliqi: Presidentja t’u kërkojë Kurtit e vartësve të dorëhiqen si deputetë ose nga postet e uzurpuara në qeveri
27 qershor 2025
| 09:19
Analisti i njohur politik, Shkëlzen Maliqi, ka komentuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese që u jep deputetëve 30 ditë kohë për konstituimin e Kuvendit.
Ai ka thënë se tashmë presidentja e ka fjalën si garantuese e funksionalitetit të institucioneve dhe se duhet të veprojë.
Madje, Maliqi tha se ajo duhet t’ua kërkojë Albin Kurtit dhe vartësve të tij që t’i lëshojnë pozitat në qeveri, të cilat ai i quan të uzurpuara.