Maliqi: Propozimi amerikan për Ukrainën, sfidë strategjike dhe mundësi historike
24 nëntor 2025
| 07:37
Propozimi i fundit amerikan për Ukrainën, në pamje të parë, duket si një ofertë skajshmërisht favorizuese për Rusinë. Por, sipas njohësit të çështjeve politike, Agon Maliqi, rrjedhja e dokumentit fillestar ka qenë pjesë e një strategjie të kujdesshme komunikimi, me synim t’i ofrojë Putinit të paktën imazhin e një fitoreje simbolike dhe pretekstin publik për t’u angazhuar në proces.
“Tani që detajet po bëhen publike dhe negociatat mes SHBA-së dhe Ukrainës po ofrojnë mundësi për modifikime, Ukraina dhe Evropa nuk duket më se e shohin këtë propozim me skepticizëm si në fillim”, thotë Maliqi.
Sipas tij, kompromiset reflektojnë realitetin në terren, të njohur prej kohësh.



