Malisheva dhe Dukagjini vazhdojnë me fitore

14 mars 2021 | 15:34

Kanë përfunduar tetë takimet të cilat ishin në program këtë të diel në kuadër të xhiros së 19-të në Ligën e Parë.

Malisheva ka triumfuar në derbin e grupit A ndaj Lirisë, teksa ka shënuar fitore minimale në shtëpi me rezultat 1-0.

Fitore të rëndësishme ka shënuar edhe Dukagjini që vazhdon kështu marshin drejt rikthimit në Superligë.

Në grupin B, befasinë e xhiros e ka shkaktuar Ramiz Sadiku, pasi që e ka mposhtur Vitinë në udhëtim me rezultat 3-2, ndërkohë këtë barazim e ka shfrytëzuar Flamurtari, pasi që e ka mposhtur Kikën me rezultat 2-1.

Grupi A

Malisheva – Liria             1-0
Dukagjini – Vëllaznimi   2-1
A&N – Drenasi                 0-0
Istogu – Trepça                3-0
Onix Banja – Vushtrria  0-1

Grupi B

Vitia – Ramiz Sadiku     2-3
Flamurtari – Kika           2-1
Ferizaj – KEK-u               0-1

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kosovë janë zhdukur gazetat e shtypura, duke bërë Kosovën…