Malisheva e nis mbarë stinorin pranveror, mposht Prishtinën e Re

08 shkurt 2026 | 15:07

Skuadra e Malishevës e ka hapur me sukses pjesën pranverore të Superligës së Kosovës, duke regjistruar fitore minimale ndaj Prishtinës së Re në stadiumin “Liman Gegaj”.

Ndeshja u vendos nga një gol i vetëm, i realizuar nga Etnik Brruti, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Falë këtij triumfi, Malisheva vazhdon të mbajë vendin e katërt në tabelë me 30 pikë, ndërsa Prishtina e Re mbetet në fund të renditjes me 15 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqiptarët nuk e preferojnë verën e prodhimit vendas kjo shihet…