Malisheva: FFK-ja shkeli mbi djersën e futbollistëve dhe ndihmën e donatorëve

27 maj 2020 | 23:03

Skuadra e Malishevës ka reaguar pas vendimit të Federatës së Futbollit të Kosovës për pezullimin e Ligës së Parë.

Skuadra e Malishevës që kishte synim inkuadrimin në IPKO Superligë, ka vlerësuar se FFK-ja shkeli mbi djersën e futbollistëve dh ndihmën e donatorëve.

“Na keni habitur me vendimin e sotëm, na keni lënduar tejmase, keni shkelur mbi djersën e lojtarëve, shkelët gjithë investitorët që ndihmuan klubin, shkelët mbi çdo parim, nuk na pyetët, nuk morët parasysh kërkesat tona dhe klubeve tjera për vazhdim të kampionatit”, thuhet në reagimin e Malishevës.

Reagimi i plotë i skuadrës së Malishevës:

Na keni habitur me vendimin e sotëm, na keni lënduar tejmase, keni shkelur mbi djersën e lojtarëve, shkelët gjithë investitorët që ndihmuan klubin, shkelët mbi çdo parim, nuk na pyetët, nuk morët parasysh kërkesat tona dhe klubeve tjera për vazhdim të kampionatit, si duket as pandemia nuk ju kthjelli, arritët që në Superligë të dërgoni skuadrat që i preferuat, na humbët gjithë vullnetin për sport, gjithë angazhimin dhe mundin e lojtarëve, na keni dekurajuar tifozët dhe dashamirët e futbollit malishevas por jo vetëm.
Na e ndalet hovin, na e mohuat kualitetin, disiplinën sportive që kemi treguar deri me tash, na e shkelët.
A e diskutuat se cilat ishin kërkesat e klubeve, a po ju duket aq e lehtë të merrni vendim, mjaftë u bë, ky e ky klub shkojnë në Superligë, tjetri e tjetri vijnë në ligë të parë dhe me kaq keni kryer punë.
Nuk do të ndalemi, por për fillim po ju përkujtojmë që ne, pra, FC Malisheva, kemi kërkuar vazhdimin e kampionatit, kemi ndërmarr të gjitha masat e nevojshme që të fillojmë stërvitjet në kushtet aktuale, ne prisnim sinjalin për fillim të stërvitjeve dhe vazhdim të kampionatit, do të kundërshtojmë vendimin e juaj, dhe do të koordinohemi edhe me ekipe tjera që mendojnë si ne, sepse pērveç klubeve me vendimin e sotëm e keni dëmtuar rëndë futbollin në përgjithësi.
Paralajmërojmë se vendimi i sotëm do të apelohet në të gjitha instancat dhe po qe nevoja edhe në instanca ndërkombëtare.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar ndaj…