Malisheva fiton me përmbysje ndaj Ferizajt

25 shtator 2025 | 17:02

Malisheva ka shënuar fitore bindëse në shtëpi ndaj Ferizajt.

Edhe pse ishin në disavantazh, Malisheva arriti ta përmbyste epërsinë nga 0:1 në 3:1 për t’i arkëtuar pikët e plota.

Ferizaj me një kundëraksion e zhbllokoi rezultatin falë Iljazit, që shënoi pas 32 minutave lojë.

Megjithatë, Arlind Veliu me një gol të bukur vetëm katër minuta më vonë e barazoi rezultatin (36’), me të cilin edhe përfundoi kjo pjesë.

Vendasit ishin më të mirë në pjesën e dytë, të cilën e dominuan në periudhën më të madhe të kohës. Fillimisht shënoi Diatta për ta përmbysur epërsinë (50’), kurse katër minuta më vonë Aliu u përkujdes për epilogun përfundimtar 3:1.

Malisheva me këtë fitore shkon në kuotën e shtatë pikëve ndërsa Ferizaj bie në pozitën e tetë me gjashtë sosh. /Telegrafi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Takimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri në detyrë…