
Malisheva fiton tri pikë të arta ndaj Ulpianës
16 prill 2022
| 17:31
Malisheva ka shënuar fitore tejet të rëndësishme ndaj Ulpianës, në kuadër të javës së 29-të në Superligën e Kosovës.
Golin e vetëm dhe të fitores për Malishevën, e shënoi Ronald Sobowale, në minutën e 18-të.
Raste të tjera kishte nga të dy skuadrat, mirëpo në fund ndeshja u mbyll me fitoren e Malishevës.
Malisheva pas fitores kalon në pozitën e gjashtë me 38 pikë, pas 28 ndeshjeve, teksa Ulpiana mbetet në vendin e parafundit.