
Malisheva, gati për garat evropiane
Skuadra e Malishevës, të hënën e ka përfunduar fazën përgatitore në Bansko të Bullgarisë, ku qëndroi për 10 ditë. Klubi i Superligës, ka njoftuar se është bërë një punë intensive dhe të gjithë futbollistët janë gati për duelet e garave të UEFA-s.
“E mbyllëm sot stërvitjen e fundit në kampin stërvitor në Bansko, pas 10 ditësh pune intensive. Me më shumë përvojë, energji e motivim, sot kthehemi në Kosovë – të gatshëm për hapat që na presin përpara!”, thuhet në njoftimin e Malishevës.
Në Bansko, Malisheva ka zhvilluar edhe tri ndeshje kontrolluese, duke i fituar të gjitha. Tani, Malisheva do ti vazhdoj përgatitjet në Kosovë për të qenë sa më e gatshme për duelet me Vikingur Reykjavikun e Islandës në kuadër të raundit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës. Ndeshja e parë, luhet më 10 korrik në Prishtinë kurse ajo e kthimit pas 7 ditësh në Reykjavik.