Malisheva ia thellon krizën Prishtinës, e mposht në ‘Liman Gegaj’
Malisheva ka shënuar fitore bindëse ndaj Prishtinës, në kuadër të xhiros së 23-të në Superligën e Kosovës.
Vendasit ishin dukshëm më të mirë për të fituar me rezultat 3-0, sfidë ku Prishtina ishte edhe me një lojtar më pak shkaku i kartonit të kuq të Ardian Limanit.
Etnik Brruti realizoi nga pika e bardhë për ta zhbllokuar epërsinë pas 27 minutave lojë.
Situata u vështirësua kur Limani u ndëshkua me karton të kuq shkaku i një ndërhyrje brenda zonës (32’), ku gjyqtari edhe akordoi penallti.
Ishte Laurent Xhylani që këtë herë realizoi nga pika e bardhë për ta dyfishuar epërsinë (33’).
Malisheva vazhdoi të dominojë në posedim derisa Xhylani realizoi sërish për ta vulosur fitoren (73’).
Malisheva me këtë fitore shkon në kuotën e 37 pikëve, aq sa ka Prishtina në vendin e tretë në tabelë./Telegrafi/



