Malisheva ndali Gjilanin, Ballkani mposhti Drenicën

02 tetor 2021 | 19:08

Emocione, gola, aksione, raste të shumta, ka sjellë sfida mes Ballkanit dhe Drenicës, të cilën e fitojë skuadra nga Theranda.

Ballkani dhe Drenica u përballen në Therandë, në kuadër të elitës së futbollit tonë.

Kjo përballje ka prodhuar një ndeshje të hapur, me aksion të mira, raste të shumta dhe pesë gola të shënuara.

Drenicasit përmes Kreshnik Ukës (25’, 56’), krijuan avantazhin prej 0-2. Megjithatë, skuadra nikoqire nuk u dorëzua dhe më gjithë ‘arsenalin’ u hodh në sulm, duke atakuar vazhdimisht portën mysafirë dhe duke shënuar tre gola.

Fillimisht Astrit Thaqi (61’), ngushtojë rezultatin në 1-2, derisa Rrustem Hoxha (70’), barazoi shifrat në 2-2, kurse, golin e fitores për skuadrën e Bekim Isufit e realizoi Armend Thaçi (83’).

Pas kësaj fitore, Ballkani rikthehet në krye të tabelës me 16 pikë, dy më shumë së Drenica.

Ndërkaq, ndeshja tjetër e ditës së sotme Malishevës dhe Gjilanit, është mbyllur baras 1-1. Olivier (67’), kalojë Malishevën në epërsi prej 1-0, kurse, Progni (72’), ia siguroi një pikë skuadrës së Ismet Munishit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Borussia Dortmund është rikthyer te fitoret në Bundesligë, duke marrë…