
Malisheva përforcohet me Assane Diatta
26 gusht 2025
| 16:52
Skuadra e Malishevës është përforcuar me futbollistin Assane Diatta. Sulmuesi senegalez edicionin e fundit ishte pjesë e Gostivarit, derisa në Malishevë presin shumë në edicionin që sapo ka filluar në elitën e futbollit kosovar.
“Assane Diatta është futbollisti ynë më i ri. Kemi kënaqësinë të ju prezantojmë përforcimin më të ri, sulmuesin e krahut, Assane Diatta. Sulmuesi senegalez, në edicionin e fundit ishte pjesë e Gostivarit, aty ku impresionoj me paraqitjet e mira. Tani, i kemi dhënë edhe më shumë cilësi e kualitet sulmit dhe mezi presim ta shohim në fushë”, thuhet në njoftimin e Malishevës.