Malisheva që 20 orë pa rrymë, reagon kryetari Kastrati

24 dhjetor 2022 | 21:36

Komuna e Malishevës ka mbetur pa rrymë më shumë se 20 orë.

Kryetari i kësaj komune, Ekrem Kastrati, ka thënë se është viti i dytë më radhë që pikërisht në sezonin e dimrit, Malisheva bashkë me qytetarët e saj, mërgimtarët dhe bizneset, marrin goditjen më të rëndë të mundshme, atë të mungesës së energjisë elektrike, për më shumë se 20 orë pa rrymë.

“I bëj thirrje kryeministrit Kurti, ministres Rizvanolli, KOSTT-it/KEDS-it, që të marrin masa urgjente, që Malisheva të furnizohet me energji elektrike, në mënyrë të barabartë si çdo komunë e Kosovës. Mos na diskriminoni, por veproni sepse qytetarët e Malishevës, nuk e durojnë poshtërimin që po ua bëni”, ka shkruar Kastrati në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës dhe i skuadrës spanjolle, Mallorca,…