
Malisheva realizon dy përforcime të mëdha
Skuadra e Malishevës ka realizuar dy transferime në 24 orët e fundit. Bëhet fjalë për portierin Yusif Imanov dhe mesfushorin Rilind Hetemi.
Klubi malishevas beson se portieri i Kombëtares së Azerbajxhanit do t’i jep edhe më shumë siguri portës së tyre. “FC Malisheva njofton se ka arritur marrëveshje për transferimin e portierit të kombëtares së Azerbajxhanit, Yusif Imanov. Reprezentuesi i Azerbajxhanit transferohet nga Sabah FK, aty ku u paraqit me mjaft sukses në kampionatin nacional të Azerbajxhanit, si dhe në garat evropiane poashtu. Imanov është 22-vjeçar, ka cilësi dhe potencial, andaj besojmë se i kemi dhënë edhe më shumë siguri portës sonë, bashkë me portierët që kemi! Ky është një tjetër hap drejt ndërtimit të projektit afatgjatë, stabil dhe me objektiva të qarta”, thuhet në njoftimin e Malishevës.
Ndërsa mesfushori Hetemi është zhvilluar në akademinë e Borussia Dortmundit. Malisheva beson se mesfushori do t’i jep me shumë kreativitet dhe do të shtojë cilësinë e lojës.
“Ju prezantojmë një tjetër ardhje të këtij afati kalimtar, behët fjalë për mesfushorin, Rilind Hetemi. Rilindi është zhvilluar në akademinë e Borussia Dortmund, në Gjermani. Ndërsa vije për të vazhduar rritjen e tij, si dhe për të ndihmuar klubin drejt objektivave të këtij sezoni. Me Rilindin, repartit tonë të mesfushës i japim edhe më shumë kreativitet, konkurrencë dhe cilësi”, thuhet ndër të tjera në njoftimin në fjalë.
/Epoka e re/