Malisheva shijon fitoren e parë në Superligë

14 shtator 2025 | 16:59

Malisheva ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim te Gjilani, në kuadër të xhiros së katërt në Superligën e Kosovës.

Edhe pse Gjilani ishte favorit, Malisheva zhvilloi një paraqitje fantastike për t’i arkëtuar pikët e plota me rezultat 1:3.

Mirëpo, Malisheva më vonë shënoi dy herë brenda pesë minutave për t’i fituar pikët e plota.

Fillimisht, Samuel Opeh pas një tollovie në mbrojtje e dërgoi topin brenda rrjetës (73’), kurse ishte Altin Aliu që me një goditje të bukur e përmbylli një kundëraksion fantastik për epilogun përfundimtar 1-3.

Për Malishevën kjo është fitorja e parë këtë edicion, ku ka katër pikë, aq sa ka edhe Gjilani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Sala Jashari ka marrë…