Malisheva shtyn fillimin e gjysmëvjetorit të dytë shkaku i vërshimeve

06 janar 2026 | 15:36

Komuna e Malishevës ka njoftuar për shtyrjen e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2025/2026 për të gjitha institucionet arsimore, përfshirë edhe çerdhet për fëmijë.

Sipas njoftimit të Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, vendimi është marrë bazuar në parashikimet e Institutit Meteorologjik të Kosovës për përkeqësim të motit, si dhe në gjendjen e rënduar në terren në komunën e Malishevës, si pasojë e reshjeve të shumta të shiut dhe vërshimeve që kanë përfshirë pothuajse të gjitha vendbanimet.

“Ju njoftojmë se fillimi i gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2025/2026 shtyhet deri më datën 12 janar 2026”, është thënë në në njoftimin zyrtar.

Nga kjo drejtori, po ashtu u bë e ditur se institucionet arsimore do të mbahen të informuara në vazhdim për të gjitha rrjedhat e përgatitjeve për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë.

“Ditët e humbura do të kompensohen gjatë muajve në vijim, kur të kemi mot të qëndrueshëm dhe të mirë”, është thënë në njoftim.

Vendimi vlen për të gjitha shkollat dhe institucionet parashkollore në territorin e Komunës së Malishevës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arben Musliu, nga Fushë-Kosova, e përdor kartelën e tij bankare…