
Malisheva sonte zhvillon ndeshjen kthyese ndaj Vikingurit
17 korrik 2025
| 11:01
Malisheva do ta kërkojë sonte mrekullinë në Ligën e Konferencës.
Skuadra e trajnerit Bekim Isufi u mposht në shtëpi në ndeshjen e parë kundër Vikingur Reykjavik me rezultat 0:1 përkundër lojës së mirë që e bëri.
E përkundër humbjes në “Fadil Vokrri”, skuadra kosovare s’do të shkojë e dorëzuar në Islandë. Të kaltrit do ta kërkojnë përmbysjen e madhe në ndeshjen e kthimit të rrethit të parë kualifikues të kësaj gare.
Skuadra që përfundoi e treta në Superligë në edicionin e fundit do ta ketë situatën e komplikuar dhe punën e vështirë për ta rikthyer rezultatin në stadiumin “Víkingsvöllur”.
Ndeshja mes Vikingurit dhe Malishevës do të luhet sonte me fillim nga ora 20:45.