Malishevë, burri rrah gruan

07 tetor 2018 | 16:00

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje një person është arrestuar në Malishevën nën dyshimin se ka ushtruar dhunë në familje.

Policia ka bërë me dije se i dyshuari është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri e…