Malishevës s’do t’i mungojë asnjë furnizim, e kemi kryesoren

09 prill 2020 | 11:43

Kryeministri në detyrë i Qeverisës së Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrat Arben Vitia dhe Emilija Rexhepi, sot kanë vizituar Komunën e Malishevës, ku janë pritur nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, drejtori i Shëndetësisë, Liridon Hoti dhe zv/komandanti i Stacionit Policor në Malishevë, Zenel Halitaj.

Ministri i Ministrisë së Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se në javët e para kanë pasur probleme me furnizime, por tani janë stabilizuar dhe Malishevës nuk do t’i mungojë asgjë sa iu përket furnizimeve me mjete mbrojtëse për sektorin e shëndetësisë.

“Malisheva është në top prioritet për Ministrinë e Shëndetësisë dhe të gjitha veprimet do të koordinohen me komunën për marrjen e masave shtesë, përfshirë edhe zvogëlimin e lëvizjes”, tha ministri Vitia.

Ai bëri thirrje dhe lutje për qytetarët në tërë vendin, që t’i zbatojnë këshillat për kujdes, pasi kjo është arma e vetme e luftimit të COVID-19. “Virusi është i paparashikueshëm, prandaj kujdesi dhe mbajtja e distancës është e vetmja mënyrë për ta luftuar”, tha Vitia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga emrat e diskutuara si medikamente që kanë një efekt…