Mallorca kërkon shumën e majme për Muriqin

26 dhjetor 2022 | 10:32

Vedat Muriqi po kalon në formë jetësore që nga transferimi i tij te Mallorca. Sulmuesi kosovar ka shënuar tetë gola në këtë edicion të La Ligas spanjolle.

Drejtuesit e Mallorcas e kanë fiksuar në 38 milionë euro klauzolën e largimit të bomberit të Kosovës, ndërkohë që në skenë ka dalë Atletico Madrid sipas raportimeve të El Gol Digital.

Diego Simeone e cilëson 28-vjeçarin nga Prizreni si sulmuesin ideal për skemat e tij dhe si një nga zëvendësuesit e mundshëm të Joao Felix.

Alternativat janë francezi Marcus Thuram (M’Gladbach) dhe turku Enes Unal (Getafe).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reagim nga Abdullah Begolli - Inxh. i dipl. i termoenergjetikës…