Malsor Gjonbalaj, bëhet pjesë e FC Prishtina
Me kënaqësi njoftojmë se kemi arritur marrëveshje me Profesor Malsor Gjonbalaj i cili i është bashkuar klubit si udhëheqës i Këshillit Profesional të FC Prishtina.
Përveç angazhimit të tij akademik, Prof. Gjonbalaj ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në futbollin kosovar për vite me radhë. Kualifikimet e tij si në fushën akademike, shkencore dhe profesionale janë dëshmia më e mirë për personalitetin e dëshmuar të tij si dhe synimet e klubit për të ofruar në radhët e veta figurat më eminente që ka Kosova.
Me përvojën dhe ekspertizën e tij, ai do të luaj një rol të rëndësishëm në hartimin e planeve të përgjithshme zhvillimore të klubit, me fokus të veçantë në avancimin e Akademisë së të Rinjve. Jemi të bindur se angazhimi dhe vizioni i tij do të kontribuojnë në forcimin e mëtejshëm të FC Prishtina dhe në realizimin e objektivave tona afatgjata duke synuar suskese më të mëdha. Mirë se u ktheve në familjen bardhekaltër, Prof. Gjonbalaj!



