Malsorja, një ambasadore e Kosovës në Uganda të Afrikës

05 korrik 2018 | 14:36

Malsorja është njëra ndër femrat e cila me bamirësinë e saj ka arritur që të shkojë në Afrikë për t’i shkolluar fëmijët jetim në organizatën “Uganda Volunteer Fondation”.

Ajo që e ka inspiruar autoren është vuajtja e fëmijëve shqiptarë nga lufta e Kosovës.

Ishte ëndrra e saj që t’i ndihmojë fëmijëve jetim në Afrikë.

“Kam nderim të jam në mesin e këtyre fëmijëve që të inspiroj dhe mësoj për jetën, dashurinë dhe besimin. Këtu gjen fëmijë që nuk kanë ngrënë bukë me javë, por atë që kam gjetur këtu është buzëqeshja e tyre. E them të drejtën këtu në këtë vend, jeton Zoti, sepse edhe pse të uritur Zoti është i vetëm që i mban të ngopur dhe plot energji”, ka thënë Malësorja, e cila ka treguar një histori që askush nuk e di në Kosovë.

“Duhet përmendur se këtu në Uganda gjendet edhe një lagje që ka emrin Kosova, dhe se isha kureshtare të di si ka ardhur ky emër në Afrikë. Gjatë një vizite në kryeqytetin e Ugandës, Kampala në Kishën Protestante në lagjen “Kosova”, u takova me priftin e kishës dhe aty e kuptova të vërtetën. Ai me tha se kemi dëgjuar në atë kohë për luftën e ish-Jugosllavisë, për luftën në Kosovë, gjenocidin e bërë gjatë asaj kohe, dhe me keqardhje për të gjithë kosovarët e prekur nga lufta. Dhe çdo ditë ishim ne që jemi lutur në Zot që t’i ndihmojë popullit kosovar. Andaj sot për kujtimin e luftës e thërrasim lagjja “Kosova” në Kampala të Ugandës. Ai po ashtu tha se është hera e parë që na viziton dhe na ndihmon një njeri nga ish-Jugosllavia sidomos nga Kosova dhe ishte shumë i lumtur dhe mirënjohës”, ka thënë ajo.

Malsorja pas luftës ishte ferma e pare si anëtare e Karvanit si shkrimtare e Kosovës, që në atë kohë karvani vizitonte fëmijët jetim në mbarë Kosovën me trauma të luftës me rast qëllimi i vizitës ishte që përpos vizitave edhe t’iu recitonin poezi dhe t’u ofronin pozitivitet të jetës.

Malsorja ishte edhe në Indi dhe në vende tjera të botës.

Ajo është një ndër autoret kosovare e cila ka marrë pjesë në shumë antologji botore.
Në muajin prill ishte e ftuar në Singapor si moderator për hapjen e festivalit botëror me poezi, por nuk ia doli për shkak të udhëtimit në Kanada.

“Isha e gatshme të udhëtoj në Singapor ku përpos prezantimit të Kosovës dhe poezitë e mija, kryetari i kësaj shoqate më zgjodhi për hapjen solemne dhe moderatorë të festivalit. Mirëpo të njëjtën kohë shtëpia botuese në Montreal më ka ftuar që të jam e pranishme gjatë seleksionimit të librit për botim”, ka treguar Malsorja.

Malsore Llapashtica ka botuar libra në gjuhën italiane dhe se me të njëjtin libër ka prezantuar Kosovën në mesin autorëve Italian në Lecce të Italisë.

Ajo deri më tani ka botuar tri libra, kurse në dy libra tjera janë në botim po ashtu në gjuhë angleze dhe italiane.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),…