
Manaj kundër trajnerit: Nuk isha i lënduar, mund të luaja
Rey Manaj mungoi në ndeshjen e fundit të kampionatit turk, me trajnerin e Sivasspor, Calimbay që theksoi se sulmuesi shqiptar ishte i lënduar. Nuk ka “qëndruar duarkryq” vetë Manaj, i cili ka reaguar, duke thënë se diçka e tillë nuk është e vërtetë. Sipas tij, ky vendim ka qenë i trajnerit.
“Edhe pse kam dy muaj që luaj i dëmtuar, kam dhënë më të mirën. U stërvita me ekipin dy ditë para ndeshjes, isha gati të luaja, edhe si zëvendësues. Trajneri gjeti një justifikim për të më lënë jashtë, diçka që e kishte planifikuar më parë. Më lajmëroi me mesazh se nuk do të më grumbullonte. Ego personale duhet të lihet mënjanë për të mirën e ekipit, por rezultatet kanë treguar se trajneri vendos gjithmonë egon përpara çdo gjëje”, ka thënë Manaj. Kujtojmë që Sivasspor ka rënë nga kategoria.