Manaj largohet nga Sivasspori

26 maj 2024 | 10:33

Rey Manaj e ka përfunduar aventurën te skuadra turke, Sivasspor.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Manaj, i cili përmes një postimi në rrjetin social, Instagram, ku sulmuesi shqiptar ka shkruar një mesazh për klubin dhe fansat.

“Ju dua Sivas. Do të mbeteni gjithmonë në zemrën time. Faleminderit për gjithçka”, shkroi Manaj.

Manaj zhvilloi 33 ndeshje në kampionat, ku shënoi 18 gola dhe asistoi 3 herë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri i personave nga Maqedonia e Veriut të dëbuar nga…