
Manaj në formacionin më të mirë të javës në Superligën turke
14 shkurt 2024
| 15:40
Rey Manaj po spikat gjithnjë e më shumë në Turqi. Pas spektaklit dhe golave në fushë, ekspertët e futbollit turq e kanë përzgjedhur në formacionin më të mirë të javës.
Manaj ishte protagonist edhe në fitoren e fundit të Sivaspor ndaj Rizespor, pasi me golin e tij i siguroi 3 pikë skuadrës.
Manaj është kthyer në një titullar të padiskutueshëm te Sivaspor. Sulmues shqiptar është aktivizuar në 24 ndeshje, ndërsa ka shënuar 16 gola, 12 në Superligë dhe 4 në Kupën e Turqisë.
Formacionet: Ali Sasi, Meunier, Necip, Davinson, Ben Ouanes, Hajradinovic, Eysseric, Baris, Augusto, Dragus, Manaj.