Manaj sërish hero i Sivassporit, shënon për fitoren e madhe
01 mars 2026
| 15:21
Rey Manaj ka qenë hero i Sivassporit në kuadër të xhiros së 28-të në Ligën e Parë të Turqisë.
Sulmuesi shqiptar ishte ittullar ndaj Serik spor, ku Sivasspor arriti fitore minimale 0-1.
Golin e vetëm e shënoi Manaj në pjesën e dytë duke konfirmuar formën e shkëlqyer.
Në pesë ndeshje me fanellën e Sivasspor, Manaj ka shënuar katër gola dhe ka asistuar në një tjetër, teksa sot ishte edhe kapiten i skuadrës.
Mekëtë fitore Sivasspor ngjitet në pozitën e 13-të në Ligën e Parë me 38 pikë, teksa vazhdon të mbajë shpresa për Play-Off për inkuadrim në Superligë.



