Manaj vazhdon karrierën te Sharjah FC 

30 korrik 2025 | 13:03

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Rey Manaj ka vendosur që karrierën ta vazhdojë në Lindjen e Mesme. Manaj është larguar nga Sivasspori i Turqisë për t’u transferuar te Sharjah FC në Emiratat e Bashkuara Arabe, ku edhe është prezantuar.

Me ekipin e ri, Manaj ka firmosur kontratë dyvjeçare me pagë vjetore prej 2.5 milionë eurosh kurse Sharjah FC i ka paguar skuadrës së Sivassporit 2 milionë euro për kartonin e tij. 28-vjeçari largohet nga Sivasspori pas dy sezoneve, përgjatë të cilave ka shënuar 30 gola në 60 ndeshje kampionale. Te Sharjah FC, Manaj do të jetë bashkëlojtar me mesfushorin shqiptar, Feta Fetai që ka 6 ndeshje të luajtura për Kombëtaren U21 të Shqipërisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria shqiptare ka miratuar një skemë të re subvencionimi për…