Manchester City – Watford, 8-0

21 shtator 18:35

Manchester City ka shënuar fitore spektakolare ndaj Watfordit.

Skuadra e Pep Guardiolës shënoi fitore prej 8 me 0.

Kampioni anglez vendosi rekord në Premier Ligë duke arritur të krijojë epërsi prej 5 me 0 për vetëm 18 minuta, gjë të cilën s’ka arritur ta bëjë askush në histori të Premier Ligës.

Tre gola në këtë takim i shënoi Bernardo Silva, kurse nga një gol e shënuan Aguero, Mahrez, David Silva, Otamendi e De Bruyne.

City me këtë fitore arrin në kuotën e 13 pikëve, dy më pak se Liverpooli. Derisa Watfordi në vendin e fundit ka mbledhur vetëm 2 pikë nga gjashtë ndeshje të zhvilluara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se me shqetësim ka marrë…