Manchester Unitedi vendos për trajnerin e së ardhmes?

26 janar 2026 | 11:36

Manchester United ka marrë tashmë vendimin për stolin e ekipit për sezonin e ardhshëm.

Sipas mediave angleze, drejtuesit e klubit janë të kënaqur me punën e Michael Carrick dhe po mendojnë seriozisht ta konfirmojnë atë si trajner afatgjatë.

Që nga marrja e drejtimit të ekipit, Carrick ka sjellë stabilitet dhe rezultate pozitive, përfshirë fitore të rëndësishme ndaj Arsenalit dhe Manchester Cityt.

Performanca e skuadrës dhe reagimi pozitiv i lojtarëve kanë rritur besimin e bordit drejt vazhdimësisë.

Në Old Trafford mbizotëron ideja se zgjidhja është brenda klubit dhe se nuk ka nevojë për eksperimente të reja në bankë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Ditën e Australisë,…