
Mançini tregon se a do të largohet nga kombëtarja e Italisë
Trajneri i Italisë, Roberto Mançini ka folur për herë të parë katër ditë pas humbjes ndaj Maqedonisë së Veriut, që eliminoi “azzurrët” nga faza finale e Kupës së Botës Katar 2022.
Në konferencën për mediet të dhënë përpara miqësores me Turqinë, trajneri foli për të ardhmen. Mançini theksoi se ata duhet të rimarrin veten pasi i presin ndeshje po ashtu shumë të rëndësishme përpara.
“Kemi diskutuar me Presidentin ditët e fundit dhe jemi në të njëjtën linjë. Ne do ta diskutojmë këtë pjesë në ditët në vazhdim. Tani le të fokusohemi te ndeshja e radhës dhe të diskutojmë gjëra që na bëjnë të përmirësohemi në të ardhmen”, ka thënë Mançini, i cili ka tregua edhe për arsyen e mungesës së Jorginho, Immobile dhe Insigne.
“Ua kërkova unë që të largoheshin, sepse nëse mund të bëjmë diçka për ta dhe klubet e tyre, ishte pikërisht jo gjë. Ata nuk do të luanin pasi ishin në gjendje jo të mirë fizike. Madje edhe Florenzin dhe Politanon i ktheva te klubet e tyre, pasi as ata nuk do të luanin për të njëjtën arsye”, ka deklaruar Mançini.