“Mandat historik”, Rama paralajmëron ndryshime në qeveri dhe PS

26 maj 2025 | 20:56

Kryeministri Edi Rama, njëherësh edhe kryetar i Partisë Socialiste, ka paralajmëruar ndryshime të rëndësishme në qeveri dhe në udhëheqjen e partisë.

Gjatë fjalimit të mbajtur në takimin e fitores me kandidatët fitues dhe jo fitues të zgjedhjeve të 11 majit, Rama e cilësoi mandatin e katërt si një “moment historik” për vendin dhe për mazhorancën.

Duke vlerësuar arritjet e deritanishme, ai tha se: “Kemi garantuar drejtësinë, forcuar sigurinë, rritur reputacionin dhe kemi bërë histori me vendin tonë brenda kësaj dekade.”

Megjithatë, Rama nënvizoi se ky moment kërkon qasje të re dhe veprime të reja. “Kemi mësuar se për t’i arritur këto suksese, duhet një punë e madhe me veten. Duhet ta nisim nga vetja për të ndarë mendjen si duhet mbi disa gjëra që duhen parë ndryshe, dhe duhet të bëjmë disa gjëra ndryshe,” u shpreh ai.

Ai shtoi se janë të domosdoshme “disa lëvizje në udhëheqjen e partisë dhe në qeveri” dhe theksoi nevojën për unitet dhe koordinim të plotë me aleatët europianë: “Na duhet një mirëkuptim i plotë mes nesh dhe me familjen tonë europiane, sepse do ta përdorim fuqinë e mandatit të katërt.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në seancën e 22-ë pritet dështim, partitë politike nuk ndryshojnë…