Mandatari i LV-së, Osmani kërkon respektim të afateve për seancën e jashtëzakonshme

11 nëntor 2025 | 11:57

Presidentja Vjosa Osmani kërkon që të respektohen afatet ligjore për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për formimin e qeverisë së re.

“I mandatuari i dytë për kryeministër nga LV akoma është brenda afatit kushtetues dhe varet nga deputetët dhe kryesia se kur të ftohet seanca. Shpresoj që kjo të bëhet sa më parë që të jetë e mundur dhe të shohim rezultatin”, tha ajo.

Ndërsa, ish-partitë opozitare janë shprehur kundër mandatarit për kryeministër, Glauk Konjufca.

Vjosa Osmani sot foli edhe për buxhetin e RTK-së ku tha se ka shprehur gatishmërinë e plotë me të gjitha partitë politike se nëse nuk pranojnë një nismë legjislative nga ana e qeverisë, atëherë mund të bëhet nga vet presidentja, raporton KP.

Ajo tha se deri tani nuk ka përgjigje nëse ka gatishmëri nga partitë që kanë përfaqësim në Kuvendin e Kosovës që të votojnë një nismë të tillë.

Punëtorët e RTK-së ende nuk i kanë marrë pagat për muajin tetor. Ata ditë më parë kanë protestuar duke kërkuar zgjidhje për buxhetin e RTK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: NAZMI JUSUFI, ekspert i ekonomisë dhe politikave zhvillimore Bashkimi…