Mandzukiqi vazhdon me Juven

04 prill 2019 | 15:16

Sulmuesi Mario Mandzukiq ka rinovuar me skuadrën e Juventusit deri në 2021. Klubi bardhezi ka dalë me një deklaratë pas nënshkrimit të kontratës së re me sulmuesin kroat.

Mandzukiq iu bashkua Juventusit në verën e vitit 2015, teksa bardhezinjtë i paguan Atleticos së Madridit rreth 20 milionë euro.

Në katër sezone në Serie A ai ka arritur të realizojë 30 gola, duke qenë një lojtar i rëndësishëm në arritjen e objektivave të bardhezinjve. Paga e kroatit bëhet 4.5 milionë euro në sezon, ndërkohë që do të ketë edhe bonuse në varësi të paraqitjeve individuale dhe arritjes së objektivave të klubit. Juventusi kështu blindon një nga lojtarët kryesorë të skuadrës.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Ruzhdi USHAKU Mangësi dhe të pavërteta në dy zëra…