Manifestimi mbarëkombëtar “Flaka e Janarit”, edhe sivjet dëshmoi fuqinë e artit dhe të kulturës

02 shkurt 2026 | 15:24

Janë përmbyllur aktivitetet në kuadër të manifestimit tradicional “Flaka e Janarit”, edicioni i 35-të, në nderim të heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit ndër breza, nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit Alban Hysenit.

Derisa për pjesëmarrësit më të mirë u ndanë mirënjohje.

I pari i Gjilanit, tha se me sukses mbresëlënës e përmbyllën edicionin e 35-të të “Flakës së Janarit”, një manifestim mbarëkombëtar që edhe sivjet dëshmoi fuqinë e artit dhe të kulturës sonë.

“Ky manifestim tradicional, kulmoi me “Gala mbrëmjen”, solemne kulturore, ku u vlerësuan dhe u shpërblyen më të mirët nga të gjitha shtyllat artistike e krijuese të këtij manifestimi”, tha Hyseni.

I pari i Gjilanit, theksoi se kjo, shënoi përmbylljen e një pune të përkushtuar dhe angazhimin e shumë artistëve dhe personaliteteve të nderuara, të cilët me veprën dhe kontributin e tyre ia shtuan kuptimin dhe madhështinë këtij edicioni.

“I uroj më të mirët dhe falënderoj të gjithë ata që me profesionalizëm dhe dashuri për artin e kulturën e bënë “Flakën e Janarit” të shkëlqejë”, tha kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Legjenda e Manchester United, Wayne Rooney, ka dhënë vlerësime pozitive…