Manifestimi “SHTEGU I LIRISË MËRGIMI” organizohet me 10 maj nga stanet e Ujezës, Gomuret, Zharret e Jasiqit, Gjocaj, Jasiq deri te Mulliri në Junik

27 prill 2024 | 18:06

Njoftimi i plotë i Këshillit Organizativ i manifestimit “Shtegu i Lirisë Mërgimit” 2024.

Shumë të respektuar shokë, miq, Bashkëluftëtare,

Organizimi i rrugëtimit tone të përvitshëm të nisur para tre viteve të quajtur “SHTEGU I LIRISË MËRGIMI” do ta bëjmë më datë 10-05-2024 ditë e Premte duke filluar në stanet e Ujezës, Gomuret, Zharret e Jasiqit, Gjocaj, Jasiq deri te Mulliri i Nimon Tofaj në Junik.

Shtegun e rrugëtimit do ta keni të markuar me GPS ku do të jetë i përcaktuar shtegu me gjatësi dhe nivelin e lartësive mbidetare.

Shtegu do të markohet fillimisht nga Bekim Shyti dhe Bashkim Lokaj

Me qëllim që ti japim një jehonë sa më të madhe këtij marshimi tradicional tashmë urojmë që sa më shumë pjesëmarrës të na bashkëngjiten nga të gjitha viset Shqipëtare, Diaspora dhe kushdo që dëshiron ta përjetoj rrugën që me sakrifica e bënë Liribërësit e kësaj Toke.

Siç Ju thamë manifestimi do jetë i përvitshëm dhe çdo vit do të ketë rrugëtime të ndryshme dhe në vitin jubilar me 30 vjetorin e kësaj date do të bëjmë rrugëtimin mbarëkombëtare nga Tetova saktësisht fshati Veshallë deri te liqejt e Sharrit nga njëra anë dhe nga Brodosana e Dragashit deri te Liqejt e Sharrit nga ana tjetër ku do të jetë takimi i përbashkët dhe do të jap një simbolikë të bashkimit për çka luftuan edhe punuan ndër breza Populli Jonë.

Me Respekt

Këshilli Organizativ

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
OVL-UÇK, dega në Gjakovë i ka reaguar asambleistes së komunës…