Mansory paraqet Lamborghini Urus

05 qershor 10:15

Pas Mansory Venatus Evo S fshihet Lamborghini Urus, me motor 4 litërsh V8 biturbo që prodhon mbi 900 kuaj-fuqi.

Në kompaninë Mansory që merret kryesisht me modifikimin e veturave – kësaj radhe janë marrë me SUV-in e Lamborghini Urus, një vazhdim i Venatusit që e kishin filluar më herët ta modifikojnë – Evo S që ka linja më agresive, karroceri më të përforcuar dhe fellnet 24-inç, transmeton Telegrafi.

Tani ka një karroceri të re prej karboni, si dhe mbrojtësit anësor janë paksa më të fryrë që e bënë veturën të ketë tani një “imazh” të një veture më sportive.

Falë motorit të fuqishëm kjo veturë arrin shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë për 2.9 sekonda, kurse shpejtësinë maksimale e ka të kufizuar në 323 kilometra në orë.

Çmimi i kësaj veture nuk është zbuluar, por një gjë dihet se vetëm dhjetë njësi të këtij modeli do të prodhohen. /Telegrafi/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Spanja do të furnizojë Ukrainën me raketa anti-ajrore dhe tanke…