Maqastena: Paraqitje e mirë e gjimnastëve në Slloveni

30 tetor 2019 | 12:20

Tetë gjimnaste dhe pesë gjimnastë e kanë prezantuar Kosovën në garat që janë mbajtur ditë më parë në Maribor të Sllovenisë. Njëri nga tre trajnerët e reprezentacionit të Kosovës, Shkumbin Maqastena e ka vlerësuar pjesëmarrjen në këtë garë si pozitive për sportin e gjimnastikës, i cili është duke bërë hapat e parë në Evropë.

“13 sportistët e Kosovës kanë bërë një paraqitje të mirë në Slloveni, pasi ne fituam eksperiencë të re, si dhe biseduam me zyrtar të shteteve të ndryshme për bashkëpunim në fushën e gjimnastikës”, ka thënë Maqastena.

Trajneri në fjalë ka konfirmuar se Kosova ma marrë përkrahje nga shtet si Sllovenia dhe Kroacia për të marrë pjesë në kampet e përbashkëta stërvitore.

Trajneri Maqastena bëri me dije se të gjithë ata që janë të përfshirë në sportin e gjimnastikës në Kosovë janë duke dhënë maksimumin që ky sport të zhvillohet dhe Kosova të përfaqësohet denjësisht në garat ndërkombëtare.
“Ne jemi në fillim dhe po mundohemi shumë ta ngremë vlerën e këtij sporti artistik, në mënyrë që shtetin tonë ta forcojmë me vlera produktive. E falënderoj Federatën e Gjimnastikës së Kosovës, e cila mbështeti këtë projekt si dhe të gjithë ata që ndihmuan garën, prindërit dhe dashamirët e sportit”, ka shtuar Maqastena.

Rezultatet në ketë garë nuk janë pritur përshkak se Kosovës i mungon përvoja në gara të tilla. Kryetari i Federatës së Gjimnastikës së Kosovës, Besim Halilaj, ishte shprehur mjaft i lumtur se gjimnastët e Kosovës do ta kenë rastin të marrin pjesë në garat ndërkombëtare, por kishte paralajmëruar se nuk janë pritshmeritë e mëdha për rezultate.

“Pjesëmarrja në këtë garë është diçka pozitive për gjimnastikën e Kosovës, pasi Federata e Gjimnastikës më në fund ka arritur ta mobilizojë një ekip solid për të marrë pjesë në aktivitetet ndërkombëtare. Ne nuk presim rezultate shumë të larta për shkak se kemi filluar vonë të mobilizohemi si”, ka thënë Halilaj.

Gjimnastët e Përfaqësueses së Kosovës, të udhëhequar nga trajnerët Sherife Aliqkaj-Qerimi, Shkumbin Maqastena dhe zyrtari i kësaj Federate e trajneri Bujar Zatriqi, që e përfaqësuan Kosovën në Maribor të Sllovenisë janë: Bora Hoti, Vilëza  Zeqiri, Valëza Rama, Altina Krasniqi, Regjina Shala, Elena Mangjolli, Diella Latifaj, Viera Gërguri, Elion Vitia, Elvis Çitaku, Ermal Hyseni, Dite Behluli dhe Alfredo Vincenzo.

Fotografia e Shkumbin Maqastena

Fotografia e Shkumbin Maqastena

Fotografia e Shkumbin Maqastena

Fotografia e Shkumbin Maqastena

Fotografia e Shkumbin Maqastena

Fotografia e Shkumbin Maqastena

Fotografia e Shkumbin Maqastena

Fotografia e Shkumbin Maqastena

Fotografia e Federata e Gjimnastikes e Kosoves

Fotografia e Federata e Gjimnastikes e Kosoves

Fotografia e Federata e Gjimnastikes e Kosoves

Fotografia e Federata e Gjimnastikes e Kosoves

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka thënë se të…