Maqedonci dhe komandanti i KFOR-it diskutojnë për sigurinë rajonale dhe globale

18 qershor 2025 | 12:13

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Banduani, me të cilin diskutuan rreth situatës së sigurisë në nivel regjional dhe global.

Të dy bashkëbiseduesit kanë vlerësuar të rëndësishëm pjesëmarrjen e FSK-së në kuadër të ushtrimit ndërinstitucional ndërmjet FSK-së, KFOR-it dhe Policisë së Kosovës, “Golden Sabre 25”, organizuar nga misioni i NATO-s në Kosovë, gjë që ka ndikuar në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe KFOR-it.

Me këtë rast, Maqedonci ka shprehur gatishmërinë për vazhdimin e koordinimit të ndërsjellë për çështjet me interes të përbashkët në kuadër të zhvillimeve aktuale dhe ndikimit të tyre në mjedisin e sigurisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefja e diplomacisë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, tha se…