Maqedonci: Gjaku i Zahir Pajazitit që e ujiti tokën e Kosovës, qoftë dritë lirie!

18 prill 2025 | 16:37

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë homazhe të shtatorja e Zahir Pajazitit në Prishtinë.

Pasi kanë dhuruar gjak se bashku me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, Maqedonci, ka shkruar në “Facebook” se “gjaku i Zahirit që e ujiti tokën e Kosovës, qoftë dritë lirie!”

“Në nderim të veprës së tij patriotike për lirinë e atdheut, bëmë homazhe pranë shtatores së Zahir Pajazitit, njërit prej luftëtarëve të parë për çlirimin e Kosovës.  Paskëtaj, në sheshin që e mbanë emrin e tij, ‘Zahir Pajaziti’, dhuruam gjak bashkë me kryeministrin Kurti dhe kolegë të tjerë nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës.  Gjaku i Zahirit që e ujiti tokën e Kosovës, qoftë dritë lirie! Lavdi!”, ka shkruar Maqedonci.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian (BE) ka thënë se është thelbësore për Kosovën…