Maqedonci në Bruksel: Kosova riafirmon mbështetjen për Ukrainën
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë në takimin e 35-të të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, i mbajtur në selinë qendrore të NATO-s në Bruksel.
Në këtë takim, ku morën pjesë rreth 50 ministra të mbrojtjes nga vendet anëtare të NATO-s dhe shtetet partnere, është diskutuar për zhvillimet më të fundit në fushën e sigurisë dhe situatën në Ukrainë.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, Kosova ka riafirmuar mbështetjen e saj për Ukrainën dhe përpjekjet e saj për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial.
“Pjesëmarrësit, përfshirë ministrin gjerman të Mbrojtjes, Boris Pistorius, sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, si dhe përfaqësues të Mbretërisë së Bashkuar, ndër ta Dan Jarvis, riafirmuan mbështetjen e fortë për Ukrainën në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial kundër agresionit rus”, është thënë në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.



