Maqedonci: Patjetër që i kemi numrat

18 prill 2025 | 16:08

Ministri në detyrë i mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se i kanë numrat për qeverinë.

Ai ka fajësuar opozitën se nuk po do dialog dhe konsulta.

“Patjetër që numrat i kemi, ne jemi të vetëdijshëm të gjithë që Lëvizja Vetëvendosje është partia fituese dhe nuk është fituese dosido. Dhe opozita duke e parë këtë rrezik për ta e pengoi qe dy seanca radhazi konstituimin e Kuvendit që është goditje ndaj demokracisë. Dje është thirrë një takim konsultativ që nuk ka pasur të bëj me apskektin procedural por me aspektin e konsultimeve para se të hyhet ne seancë me qëllim që të shmanget mundësia e ndonjë shkelje kushtetuese apo ligjore dhe ka qenë hezitimi i një pjese të opozitës që edhe të komunikojë. Ne promovojmë dialogun dhe konsultimet si mjet kryesor”, ka thënë Maqedonci për KosovaPress”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria në Hagë ka kërkuar vazhdimin e paraburgimit për Rexhep…