Maqedonci pret në takim zëvendësministrin e parë të Mbrojtjes, Gegë Lleshi

03 mars 2026 | 11:51

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim zëvendësministrin e parë të Ministrisë së Mbrojtjes, Gegë Lleshi, të cilit i ka uruar suksese në marrjen e detyrës së re.

“Gjatë takimit diskutuam prioritetet e këtij mandati, me theks të veçantë në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse, rritjen e bashkëpunimit me partnerët tanë strategjikë dhe avancimin e mëtejshëm të profesionalizmit brenda Ministrisë së Mbrojtjes”.

“Jam i bindur se me përkushtim, koordinim dhe vizion të qartë do të realizojmë punë të mira në shërbim të sigurisë dhe në interes të Republikës së Kosovës. Na presin sfida dhe projekte të rëndësishme, por me angazhim të përbashkët dhe qasje të qartë strategjike, do të arrijmë rezultate konkrete në funksion të sigurisë dhe mbrojtjes së vendit tonë”, ka shkruar Maqedonci në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtatë herë kampion bote dhe me 91 fitore në Çmime…