Maqedonci priti në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it

01 tetor 2025 | 20:13

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, priti sot në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani.

Ministri shprehu vlerësimin e tij për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe mbështetjen e ofruar nga komandant Barduani, gjatë njëvjeçarit të tij në krye të misionit në Kosovë.

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës janë mirënjohës për profesionalizmin, angazhimin dhe përkushtimin e tij në krye të komandës së KFOR-it në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vend.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, është shprehur e bindur në…