Maqedonci takohet me homologun finlandez, bisedojnë për sigurinë në Kosovë
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci është pritur në takim nga ministri i Mbrojtjes i Finlandës, Antti Hakkanen.
Maqedonci ka njoftuar se homologun finlandez e ka njoftuar rreth zhvillimeve të fundit të sigurisë në regjionin e Ballkanit Perëndimor, me theks të veçantë rreth sigurisë në Kosovë dhe kërcënimeve me të cilat po ballafaqohet vendi.
“Ministri Hakkanen theksoj se Finlanda do të vazhdojë ta mbështesë fuqishëm integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe anëtarësimin në NATO si dhe shprehu gatishmërinë e tij dhe të Ministrisë së Mbrojtjes së Finlandës për të thelluar bashkëpunimin me Republikën e Kosovës në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Gjatë takimit diskutuam edhe për nevojën e vazhdimit té mbështetjes së luftës së drejtë të popullit të Ukrainës si dhe mundësitë për bashkëpunimin në mes të vendeve tona në fushën e industrisë së mbrojtjes”, ka shkruar Maqedonci në “Facebook”.



