
Maqedonci takohet me homologun turk, diskutojnë për sigurinë dhe fabrikën e municionit
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë me dije se është takuar me homologun turk, Yasar Guler, me të cilin ka biseduar për situatën e sigurisë.
Maqedonci ka bërë treguar se me ministrit turk, ka biseduar edhe edhe për fabrikën e municionit, e cila pritet të hapet në Kosovë.
“Sot pata nderin të takohem me ministrin Yaşar Guler, një takim produktiv ku diskutuam mbi situatën gjeopolitike aktuale, avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ndërsa theksova rëndësinë e mbështetjes që po marrim nga Turqia. Bashkëbisedimi me ministrin Guler ishte jashtëzakonisht pozitiv gjersa shtjelluam mundësi të reja bashkëpunimi me qëllim ngritjen e kapaciteteve të reja të ushtrisë së Kosovës. E veçanta e këtij takimi ishte diskutimi mbi rolin strategjik që do të ketë Kosova në rajon pas funksionalizimit të fabrikës së municionit. Ky projekt do të rrisë ndjeshëm aftësitë e FSK-së, do të mundësoj vet-qëndrueshmëri logjistike dhe do të kontribuojë në stabilitetin e përgjithshëm të rajonit. Kosova, duke forcuar strukturat e saj mbrojtëse, do të jetë në një pozicion më të mirë për të kontribuar në sigurinë rajonale dhe për të ndihmuar në promovimin e paqes dhe stabilitetit. Theksova rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve, duke sjellë në vëmendje se marrëdhëniet tona janë thelbësore për stabilitetin dhe sigurinë në rajon, ndërsa u dakorduam për vazhdimësinë e bashkëpunimit si element kyç, strategjik për sigurinë e rajonit”, ka shkruar Maqedonci në “Facebook”.