Maqedonci takohet me komandantin e KFOR-it, bisedojnë për tranzicionin e FSK-së

24 maj 2024 | 15:02

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ozcan Ulutash.

Maqedonci ka bërë me dije se me komandantin e KFOR-it kanë biseduar për tranzicionin e FSK-së.

“Gjatë bisedës me komandantin shpreha mirënjohje për trupat e KFOR-it dhe vlerësimin për nivelin e lartë të bashkëpunimit të deritanishëm me Forcën e Sigurisë së Kosovës, në funksion të sigurisë së vendit. Po ashtu komandantin e njoftova rreth fazës në të cilën jemi sa i përket implementimit të planit gjithëpërfshirës të tranzicionit si dhe zhvillimin e FSK-së”, ka shkruar Maqedonci në “Facebook”.

Ai ka thënë se edhe Ulutash, ka shprehur kënaqësinë e tij “për të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe gatishmërinë për vazhdimin e koordinimit të ndërsjellë për çështjet me interes të përbashkët në kuadër të zhvillimeve aktuale dhe ndikimit të tyre në mjedisin e sigurisë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësguvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Dardan Fusha dhe…