Maqedonci takohet me Komandantin e KFOR-it, flasin rreth situatës së sigurisë

24 tetor 2025 | 13:23

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim Komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutas.

Maqedonci ka thënë se me Ulutas kanë diskutuar rreth situatës së sigurisë.

“Prita sot në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutaş. Diskutuam rreth situatës së sigurisë në nivel regjional dhe global. Gjithashtu shpreha dhe gatishmërinë për vazhdimin e koordinimit të ndërsjellë për çështjet me interes të përbashkët në kuadër të zhvillimeve aktuale dhe ndikimit të tyre në mjedisin e sigurisë”, ka shkruar në “Facebook” Maqedonci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli televiziv, Khloe Kardashian, nuk ka aspak turp që të…