Maqedonci takon ambasadorin e ri britanik, bisedojnë për sigurinë në vend

14 mars 2024 | 16:42

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim ambasadorin e ri të Britanisë së Madhe në Prishtinë, Jonathan Hargreaves, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme që shteti i tij i ka dhënë Kosovës, në të gjitha etapat e shtet ndërtimit.

Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes është thënë se në këtë takim është biseduar lidhur me temat që kanë të bëjnë me çështjen e sigurisë në vend”.

“Si dhe për operacionin Interflex dhe bashkëpunimin e deritanishëm në fushën ushtarake në përgjithësi, që në aspektin strategjik ka rol unik për stabilitetin, sigurinë dhe perspektivën euroatlantike të vendit dhe gjithë rajonit. Të dyja palët rikonfirmuan vazhdimin e marrëdhënieve të shkëlqyera në mes të të dyja vendeve”, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Italia është rivali i parë i Shqipërisë në Euro 2024.…