Maqedonci takon udhëheqësit ushtarakë amerikanë në Forumin e Sigurisë në Varshavë

01 tetor 2025 | 14:59

Në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin e Sigurisë së Varshavës, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, zhvilloi takime të rëndësishme me përfaqësues të lartë ushtarakë amerikanë dhe ndërkombëtarë.

Me këtë rast, ministri Maqedonci u takua me Komandantin Suprem të Forcave Aleate për Evropën (2019-2022), Gjeneral Tod Daniel Wolters, si dhe me drejtorin e lartë dhe bashkëpunëtorin e lartë në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive (SHBA), Admiral Mark Montgomery.

Gjatë këtyre takimeve, u prezantua progresi i arritur në zbatimin e Planit të Tranzicionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe u diskutua për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ministri Maqedonci shprehu mirënjohje të veçantë për dy udhëheqësit ushtarakë, të cilët janë miq të dëshmuar të Kosovës dhe kanë dhënë kontribut të çmuar për të zhvilluar dhe për të forcuar kapaciteteve mbrojtëse të vendit tonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka deklaruar se ekziston një…