Maqedonci: Unë s’komunikoj s’i Agim Bahtiri, nuk mendoj që Gruda e ka pyetur Listën Serbe

22 nëntor 2025 | 14:13

Seanca që LVV e kishte thirrur para asaj ku Konjufca pritej të votohej si mandatar për kryeministër, ishte shoqëruar me një përplasje në mes të deputetit Agim Bahtiri dhe Përparim Grudës së PDK-së.

Bahtiri nga vendi me zë të lartë i kishte thënë Grudës “a e ke pyet Listën Serbe që ke ardhë këtu”, gjë që kishte nxitur reagimin e deputetit të PDK-së.

Lidhur me këtë përplasje dhe gjuhë të Bahtirit drejtuar Grudës, ka folur ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Në një intervistë në Kallxo.com, Maqedonci e ka cilësuar si qëndrim personal gjuhën e Bahtirit dhe ka thënë se personalisht mendon se Përparim Gruda nuk e ka pyetur Listën Serbe.

“Personalisht mendoj që Përparim Gruda nuk e ka pyetur Listën Serbe që të jetë apo mos të jetë në Kuvend”, ka deklaruar Maqedonci.

“Unë si profesionist, e as në karakterin tim, s’e kam të theksuar aspektin e këtij lloj komunikimi. Është qasje individuale”, ka thënë Maqedonci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i mohoi të premten pretendimet…